Federata e Futbollit e Kroacisë ka vendosur që kampionati të vazhdojë me 30 maj, ndërsa ajo e Bosnjës dhe e Hercegovinës nga 1 korriku, ndërsa në Korenë e Jugut fillon të premten e kësaj jave e me masa të rrepta.
Federata Kroate e Futbollit (HNS) së pari vendosi të vazhdojë garat në 7 qershor, por kjo ka ndryshuar, dhe kështu do të fillojë në 30 ose 31 maj.
Ligat e dyta dhe të treta nuk do të vazhdojnë, ashtu si dhe kategoritë më të reja.
Klubet më të mira të futbollit dhe hendbollit në BiH do të rifillojnë garat qysh me 1 korrik, vendosi sot federata.