Mbrojtësi anësor i Interit, Victor Moses, e ka shprehur edhe një herë tjetër se ai është shumë i lumtur tek zikaltrit.
Lojtari erdhi në Milano në merkaton e janarit nga kampionati turk dhe është përshtatur menjëherë me stilin italian, ku nuk i kursen meritat për trajnerin, Antoni Conten.
”Futbolli? Për mua nuk është thjesht një sport, por gjithçka. Më pëlqen shumë dhe ka qenë pasioni im që kur kam qenë fëmijë. E kam në gjak dhe sigurisht më pëlqen kjo që bëj. Gjithçka ndryshoi në jetën time kur debutova me Crystal Palace në moshën 16-vjeçare. Futbolli ishte arsyeja pse unë jetoja dhe në momentin kur hyra për herë të parë në fushë isha shum i emocinuar”, kujton nigeriani.
”Për sa i përket Interit mund të them se është një klub i madh me një tifozeri madhështore. Jemi me fat që kemi një trajner si Conte. Ai është një njeri dhe trajner i madh. I njoh shumë mirë metodat e tij të punës, prandaj e di se çfarë ai kërkon nga ne. Ajo që unë dua tani është të fitoj tituj me këtë fanellë dhe të bëj krenar Conte”, mbyll Moses.