Fusha shpk edhe në PPP/ “Qetësohet” për 35 vite me 320 milion euro (ose 9 milion euro në vit)

0
Gjigandi

320 milion euro do të përfitojë kompania Fusha SHPK nga buxheti i shtetit dhe rrjedhimisht taksa të vjela nga xhepat e shqiptarëve.

Këto para do të shkojnë për Partneritet Privat Publik në rehabilitimin dhe transferimit të segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier. Forma e kontratës së parashikuar është projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP); Gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon pranë rreth rrotullimit të Thumanës. Aksi shtrihet në rrugën kombëtare SH1(A1).

Kontrata e parashikuar është projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP)
Kontrata e parashikuar: projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP)

Koncesioni është shpallur i hapur më 02.08.2022 dhe është mbyllur në datë 30.09.2022 me vetëm një operatorë konkurrues; duke i dhënë kompanisë Fusha 320,000,000 Euro pa TVSH ose 9 milion euro çdo vit për 3 dekada me radhë.

Kompania Fusha fiton ofertën 320,000,000 Euro pa TVSH ose 9 milion euro çdo vit për 3 dekada me radhë
Kompania Fusha fiton ofertën 320,000,000 Euro pa TVSH ose 9 milion euro çdo vit për 3 dekada me radhë

Kjo Kontratë hyn në fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave të miratimit të saj në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe qeveria janë treguar bujare me kompaninë Fusha duke u dhënë herë pas hera mega tendera por, tashmë kanë kaluar tek koncesionet.

RonaTyra
Procedura dhe Statusi i Koncesionit
Procedura dhe Statusi i Koncesionit

Po kush fshihet pas Fusha shpk?, Shkëlqim Fusha, është pronari dhe mik i ngushtë i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i kapur përsëri në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë por, ky fakt u mbajt i fshehur nga ministri i brendshëm asokohe Fatmir Xhafa.

Lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë, ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha”.

Petrit Fusha, që drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës.

Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë dy punë të mëdha: koncesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës, detajet e lidhjeve i ka denoncuar edhe më herët PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu