Mitet mbi suksesin dhe lumturinë që duhen hedhur poshtë

0
Gjigandi

Pa frikë se mund ta gaboj, mund të them se gati të gjitha qeniet njerëzore ndjekin dy qëllime në karrierën e tyre profesionale:suksesin dhe lumturinë. Nga njëra anë, njerëzit duan të arrijnë një nivel të mirë të stabilitetit financiar dhe vlerësimin e duhur për arritjet e tyre, të përjetojnë kënaqësinë më të madhe të mundshme në vendin e punës, dhe për pasojë të bëhen më të lumtur.

Këto janë aspirata të arsyeshme, por shpesh ato mund të duken si të tepruara. Për këtë arsye shumë njerëz, sidomos ata më ambiciozët dhe më të zellshmit, e thjeshtojnë ekuacionin:e kërkojnë suksesin me besimin se ajo është paradhoma e lumturisë. Por ky është një arsyetim i gabuar.

Ndjekja e suksesit ka një kosto të lartë, dhe shpesh mund të rrezikojë arritjen e lumturisë, siç mund të konfirmohet me siguri nga një grup i madh njerëzish të apasionuarish pas punës, që ndihet të vetmuar dhe të rraskapitur. Kjo nuk do të thotë që ne jemi të detyruar domosdoshmërisht të zgjedhim midis suksesit dhe lumturisë.

Është e mundur edhe arritja e të dyjave. Por për ta bërë këtë, është e nevojshme ta ktheni procesin nga e kundërta:në vend se të përpiqeni të arrini suksesin, dhe të shpresoni se kjo do të çojë tek lumturia, është më mirë të filloni me kërkimin e lumturisë, e cila me siguri do të çojë gjithashtu në një rritje të suksesit në punë.

Në përgjithësi, suksesi dhe lumturia kanë një lidhje pozitive midis tyre, dhe këtë e tregojnë shumë studime mbi fuqinë punëtore. Për shembull, kompanitë e përfshira në listën e revistës Forbes “100 kompanitë më të mira për të punuar”, patën mesatarisht 14 për qind rritje vjetore të çmimit të aksioneve në vitet 1998–2005, krahasuar me një mesatare prej 6 për qind në vit në përgjithësi.

RonaTyra

Dhe siç e tregojnë të dhënat e Gallup, industritë që kanë një normë prej 99 për qind të nivelittë angazhimit të punonjësve (pra një situatë ku punonjësit ndihen të dëgjuar, të respektuar, më të stimuluar në aspektin intelektual, dhe kanë një koleg në punë si mikun e tyre më të mirë), kanë një rendiment 73 për qind më të lartë se sa mesatarja e kompanisë, dhe 78 për qind më të lartë sesa mesatarja në industrinë në fjalë.

Nga ky korrelacion shumë studiues zbulojnë ekzistencën e një marrëdhënie shkak-pasojë: suksesi sjell lumturinë. Nga përvoja ime, kam parë se njerëzit zakonisht besojnë se një rritje e pagave, do të ketë një efekt të madh dhe të qëndrueshëm mbi kënaqësinë e tyre në punë.

Por të dhënat tregojnë një histori tjetër. Rritjet e mëdha të pagave kanë një efekt të kufizuar dhe kalimtar në mirëqenien psikologjike të njeriut. Për shembull, në vitin 2017, studiuesit analizuan pagat dhe nivelet e kënaqësisë në punë (në shkallën nga 0 në 10) të rreth 35.000 punëtorëve gjermanë gjatë një periudhe disavjeçare.

Studimi zbuloi se parashikimi i një rritjeje pagash në nivelin 100 për qind, e kishte rritur kënaqësinë në punë me 0.25 për qind në vitin para ndodhjes së kësaj rritje. Rritja faktike e pagës, kishte gjeneruar më pas një rritje të mëtejshme prej 0.2 për qind të kënaqësisë në punë.

Por 4 vjet pas asaj rritjes, përmirësimi i kënaqësisë në punë kishte rënë në më pak se 0.2 për qind në total. Pra ndjekja e kënaqësisë financiare, nuk është strategjia më e mirë për të qenë në gjendje që ta dashuroni punën që bëni. Por këto analiza, nuk marrin parasysh ndikimin negativ që ka kërkimi i suksesit në punë tek lumturia në përgjithësi.

Në vitin 2016, disa psikologë e matën suksesin në karrierë në një studim, ku 990 të diplomuarve me kohë të plotë, iu kërkua të krahasonin rezultatet e punës së tyre me ato të tëtjerëve. Studiuesit zbuluan se në përgjithësi ata ishin të gëzuar nga përfitimet në para dhe status social, por suksesi nuk u dha atyre lumturinë e përgjithshme.

Përkundrazi, në mënyrë indirekte ajo e dëmtonte kënaqësinë personale duke reduktuar kohën e lirë, shtuar stresin dhe duke i përkeqësuar marrëdhëniet e tyre shoqërore. Ndërkohë rezultate shumë më pozitive u shfaqën kur studiuesit ndryshuan rendin e procesit, duke kërkuar jo për efektet e suksesit tek lumturia, por ato të lumturisë tek suksesi.

Në vitin 2005, studiuesit analizuan qindra kërkime (përfshirë disa eksperimente për të verifikuar rastësinë), dhe arritën në përfundimin se lumturia çon në sukses në shumë kontekste të jetës, përfshirë martesën, miqësinë, shëndetin, të ardhurat dhe rezultatet në punë.

Një shpjegim për këtë fenomen, mund të jetë se lumturia ju bën më tërheqës, dhe për këtë arsye rrit shanset për t’u shpërblyer nga të tjerët. Por po ashtu ka të ngjarë që lumturia të na bëjë më produktivë. Hulumtimet e fundit eksperimentale, sugjerojnë se të dyja mekanizmat janë realë.

Pavarësisht nëse jeni punëdhënës apo punonjës, përpjekja për të përmirësuar lumturinë në vendin e punës dhe në jetë, është një investim më i mirë sesa ndjekja e suksesit. Gjëja e parë që duhet mbajtur parasysh, është se lumturia ka nevojë për ekuilibër. Pavarësisht se sa shumë ju pëlqen puna, puna e tepërt do të bëhet pashmangshmërisht një pengesë për mirëqenien tuaj psikologjike.

Në vitin 2020, studiuesit shqyrtuan rastin e 414 punonjësve të një banke iraniane, dhe zbuluan se sjelljet që lidhen me punën e tepërt (perfeksionizmi dhe varësia nga puna) përputheshin me një atmosferë armiqësore në mjedisin profesional (agresion, shkelje e privatësisë, margjinalizim, thashetheme).

Për më tepër, puna e tepërt e kishte ulur cilësinë e jetës familjare. Ndaj është e rëndësishme të qëndroni larg punës së tepërt, dhe të ndihmoni miqtë dhe familjen që janë prekur nga ky problem. Por është po aq e rëndësishme, që punëdhënësit të shmangin nxitjen e punës së tepërt midis punonjësve të tyre, pasi kërkimet tregojnë se punëdhënësit i nënvlerësojnë problemet që lidhen me mirëqenien psikologjike të punonjësve.

Pasi të keni kontroll mbi volumin e punës, lumturia në mjedisin profesional kërkon një ndjenjë kuptimi dhe qëllimi. Në një nga rubrikat e mia, unë kam shkruar se dy elementët thelbësorë të një pune përmbushëse janë perceptimi i një suksesi të merituar dhe ndjenja e dobishmërisë për komunitetin.

Perceptimi i suksesit të merituar, nënkupton ndjenjën e arritjes dhe njohjes së një pune të kryer mirë, ndërsa të ndjerit i dobishëm nënkupton mirënjohjen e njerëzve që përfitojnë nga puna jonë. Disa kërkime kanë theksuar rëndësinë e këtyre aspekteve të punës.

Për shembull, Gallup zbuloi se njerëzit që janë të përkushtuar ndaj komuniteteve të tyre dhe që fitojnë mirënjohje dhe vlerësim për këtë, raporton nivele shumë më të ulëta të stresit dhe shqetësimit sesa të tjerët, pavarësisht nëse nuk u shërbejnë komuniteteve të tyre apo nuk marrin vlerësimin e duhur.

Në të njëjtën kohë, punët më të kënaqshme priren të jenë ato më të orientuara nga komuniteti. Sipas një studimi të kryer në vitin 2016 nga qendra kërkimore Pju, njerëzit e punësuar në sektorin publik apo në organizata jofitimprurëse (përgjithësisht biznese të orientuara drejt shërbimeve) thonë se punësimi i tyre u jep atyre një ndjenjë identiteti, më shpesh sesa ata që punojnë në sektorin privat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu