Furnizoi Italinë me kokainë/ Lirohet ‘mbreti i drogës’, shqiptari do pajiset me byzylyk elektronik

0
Gjigandi

Dorian Petoku, i cilësuar si ‘mbret i trafikut evropian të drogës’ i dënuar me 12 vite burg, ka dalë nga qelia dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Sipas mediave italiane, ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”. Raportohet se gjatë analizave që iu bënë Petokut nga mjekët shqiptarë, ai rezultonte narkoman, edhe pse ndodhej në qelitë e burgut. Patoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ai ekstradua në 21 tetor të vitit të kaluar (2021) në Itali, por dënimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Petoku nuk është një kriminel i zakonshëm, pasi ai është kushëriri i Arben Zogut dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”.

“Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, qytet me 113.000 persona, që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë”- thuhet në artikullin e mediave italiane.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik lëndësh narkotike dhe si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë. Petoku ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës në dy operacione të bujshme: atë të “Brasile low cost” si dhe “Grande raçordo anulare”. Petoku është cilësuar një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka “mbytur” Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu