“Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD”, Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e demokratëve:…

0
“Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD”, Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e demokratëve:…
Gjigandi

Kreu i Grupit parlamentar  i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi platformën për bashkimin e demokratëve, ndërsa u shpreh se aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD-së.

Ai tha se kjo nuk e pengon grupin të eksplorojë çdo mundësi për të shmangur përçarjen e partisë.

“Kushdo e ka në ndërgjegje. Veprimet tona do i gjykojë koha e demokratët. Në cilësinë time si kryetar i PD kam bërë thirrje për bashkim. Duke quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara të grupit. Kam kërkuar të ftoj edhe kolegët deputetë të pezulluar apo përjashtuar. Falënderoj kolegët që kjo thirrje të ndodhte, kam ftuar në mbledhje kolegë të përjashtuar apo pezulluar dhe është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Pas këtij hapi, aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete dhe të tregojë se PD se ka të tepërt asnjë anëtar. Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo. Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD. Pas një jave diskutimesh, është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve”, u shpreh Alibeaj. /Tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu