Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në segmentin rrugor Lushnjë-Fier, ku një furgon, në dukje tip “Ford Transit” është përplasur me një zetor që po qarkullonte në aks.
Mësohet se ngjarja u regjistrua në afërsi të urës së Menzës, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e të dy mjeteve.
Drejtuesi i mjetit bujqësor është dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Lushnjes, ndërsa drejtuesi i furgonit ka pësuar dëmtime të lehta.
Fatmirësisht, të dy qytetarët e përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet bujqësore nuk lejohen të qarkullojnë në këtë rrugë, megjithatë përbëjnë rrezik edhe në rruge dytësore, pasi drejtuesit e tyre nuk kane kualifikimin e duhur për drejtimin e tyre në shumicën e rasteve.
Dy muaj më parë një drejtues mjeti bujqësor humbi jetën në “Zhamë” pasi ra në kanal dhe u zu poshtë nga mjeti.