Francë/ Në pranga tre shqiptarë; trafikonin lëndë narkotike

0
Gjigandi

Tre shqiptarë u shpallën fajtorë për trafik droge dhe u dënuan me burg nga gjykata në Francë. Ata u arrestuan nëntorin e kaluar, pas një hetimi disa mujor. Policia kishte marrë informacion për drejtuesin e trafikut të drogës, nëpërmjet një anëtari të organizatës.

Shqiptarët, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur u kapën teksa po ktheheshin nga një udhëtim në Roterdam. Brenda makinë së tyre u gjetën mbi 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë. Gjatë kontrollit në banesat e të dyshuarve të tjerë është gjetur edhe një sasi tjetër droge. Organizatori i dyshuar i rrjetit u dënua me tetë vjet burg, ndërsa dy të tjerët, me pesë dhe dy vjet burgim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu