Sherr me thika mes adoleshentëve/ Njëri përfundon në spital, tjetri në pranga

0
Gjigandi

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit. Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Autori, një 19-vjeçar, banues në fshatin Çërravë është arrestuar. Marino Beshello dëmtoi me mjet prerës tip thikë një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu