Franca propozon shtyrjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut

0
Gjigandi

Franca ka propozuar për draftin e samitit shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian. Parisi kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet. Propozimi i Francës për draftin e Samitit: Këshilli pajtohet që negociatat do të hapen, pasi të jenë përmbushur dy kushte paraprake. Së pari, Këshilli konsideron se kërkohet një qasje e rishikuar ndaj procesit të zgjerimit, me qëllim që të sigurojë që negociatat e pranimit të jenë më graduale, më konkrete në përfitimet që ato sjellin për vendet e interesuara dhe të kthyeshme sipas zbatimit efektiv, të prekshëm dhe të qëndrueshëm te reformat, me një fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore. Së dyti, Këshilli konsideron se përpjekjet e mëtutjeshme në sjelljen dhe zbatimin e reformave janë të nevojshme në fushën e shënuar më poshtë për secilin vend. Instrumentet ekzistuese të bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve kandidate duhet të kontribuojnë në një mënyrë më strategjike përafrimin e BE-së, përfshirë këtu përmes mobilizimit më të madh të ekspertizës së Shteteve Anëtare. Për këtë qëllim, përpara vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Këshilli fton Komisionin të paraqesë deri në Mars 2020 propozime konkrete për zbatimin e kësaj metodologjie të re, si dhe të raportojë mbi zbatimin aktual të reformave në secilin vend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu