Kafes së mëngjesit nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë as deputetët e Kuvendit.
Si për të respektuar shmangien e grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura, parlamentarët kanë vendosur ta konsumojnë kafen në oborr.
Kështu, përpara Kuvendit është krijuar një kafene, ku pjesa më e madhe e deputetëve janë shfaqur pa maska, ndonëse nuk kanë munguar edhe të përpiktët, me maska vënë.
Në foto, deputetët shfaqen të shpenguar dhe pranë njëri-tjetrit.
Shkruar nga: top-channel.tv