Cakaj takon Arifin: Me qendrim të unifikuar do ta bejmë më të mirë Luginën e Preshevës

0
Gjigandi

Gjatë qëndrimit në Preshevë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Në një reagim në Facebook, mbi takimin e zhvilluar, Kryediplomati Cakaj cilësoi se ndër të tjera, në takim, pjesë e diskutimit ishin edhe disa plane konkrete të përbashkëta në shërbim të forcimit politik të faktorit shqiptar dhe zhvillimit ekonomik e kulturor të qytetit.
“Natyrisht, takuam shumë qytetarë të vyer të Preshevës e vizituam qendra të ndryshme të rëndësisë së veçantë për zhvillimin afatgjatë të qytetit.” – u shpreh Ministri në detyrë Cakaj në postim.
Gjithashtu, së bashku me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ministri në detyrë Cakaj vëzhgoi edhe disa prej projekteve madhore në shërbim të ndryshimit e përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Preshevë.
“S’është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, me punë të përbashkët e qëndrime të bashkërenduara do ta bëjmë më të mirën për Preshevën, shqiptarët dhe Luginën në përgjithësi.” – siguroi Cakaj në përmbyllje të reagimit të tij.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu