Në disa foto dramatike është kapur momenti kur një luan 160 kg tenton të hajë të shtatë impalat që i dalin përpara.
Luani i uritur u fotografua teksa mësynte drejt tufës së pafat, duke u përpjekur t’i kapte të gjitha me gojë.
Fotografi Chad Fisher nga Durban, Afrika e Jugut, ishte në parkun kombëtar Kruger kur luani u shfaq para makinës së tij.
Mbreti i Xhunglës dukej se nuk po i besonte syve kur pa një grup këlyshësh të njomë impalash. Në pamje duket luani që kap një prej tyre në gojë kurse një tjetër qëndron e tmerruar në këmbët e tij.
Fisher thotë për skenën: “Luani po përpiqej të kapte të gjitha impalat në nofullat e tij. Ai dukej se ishte në një marshim rutinë në territorin e tij dhe sapo i pa impalat u vu menjëherë pas tyre. Impalat e vogla rrëshkisnin e rrëzoheshin nga paniku.”
Burimi: top-channel.tv