FOTO/ Ndodh në Kinë! Lyen qenin si ari panda dhe del shëtitje…

0
Gjigandi

Fotot e një gruaje që shëtiste me një ari panda në duar bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se në të vërtetë ajo nuk ishte një ari panda, por një qen i maskuar si një i tillë. Kjo skenë është regjistruar në Leshan të Kinës. Oner Tang Yan, bashkëshorti i gruas së fotografuar, u shpreh se qeni i tij Mei Niu është një “vajzë e bukur”, ka një ngjashmëri me pandën, ndaj dhe ai vendosi që ta ngjyroste si një të tillë, për t’i dhënë një pamje të plotë.
Më tej Yang shtoi se ngjyrosjen e kafshës e ka bërë me ngjyra natyrale, e përftuar nga një përzierje bimësh me ujë. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Organizata për të Drejtat e Kafshëve “PETA”, e cila me anë të një prononcimi për mediat tha: “Lyerja e flokëve mund të jetë në modë, për njerëzit të cilët e kanë bërë me dëshirën e tyre këtë veprim. Por për kafshët kjo gjë mund të jetë e dëmshme. Mund t’i dëmtojë lëkurën, hundën dhe sytë”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme:

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu