Foto-Lajm/Ja momenti kur shpëtohen nga uji turistët italianë në Vlorë

0
Gjigandi

Ndërsa jahti ishte duke u fundosur ky është momenti kur turistët italianë janë shpëtuar në Zvërnec të Vlorës këtë të martë.

Mësohet se në jaht ndodheshin 4 turistë, mes tyre një fëmijë. Aksidenti është shkaktuar kur jahti është përplasur me disa shkëmbinj nënujorë në afërsi të Zvërnecit.

Sakaq, lidhur me ngjarjen policia bën me dije në skaf ndodheshin shtetasit me iniciale M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe, G. V., 61 vjeç dhe një i mitur banues në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf. Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu