Foto/ Kinezët nuk “zënë mend”, rinis shitja e qenve të pjekur

0
Gjigandi

Fillimi i pandemisë që ka kapluar botën, mendohet se e ka origjinën nga një treg i tregtimit të qenve dhe lakuriqëve të natës në Kinë.

Mirëpo edhe pse autoritetet kanë urdhëruar që këto tregje të mbyllen, ato duken se e kanë rinisur sërish aktivitetin e tyre. Një rast është shënuar në provincën Yulin të Kinës dhe është denoncuar nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve.
“Duart e mia po dridheshin kur nxora qenushin e parë nga kafazi. Këto skena janë normale të shihen për shumicën e njerëzve, por nuk duhet të ndodhin. Kjo tregti duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”, u shpreh Jenifer Chen, aktiviste e kafshëve.
Sakaq, qeveria ndonëse ka urdhëruar ndalimin e tregjeve të qenve e lakuriqëve të natës, nuk ka lëshuar ende një ligj për ndalimin e ngrënies së tyre.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu