FOTO/ Ishin duke bërë surf, burrat “terrorizohen” nga peshkaqeni gjigant…

0
Gjigandi

Disa pamje të siguruara nga një dron, kanë fiksuar momentin kur një peshkaqen i madh noton pranë një grupi surfistësh, teksa ata po  përpiqeshin të “vallëzonin” me dallgët.

Krijesa nënujore, e cila mendohet se kishte një gjatësi prej 3 metrash, shihet duke notuar në mes të gjashtë surfistëve. Këto pamje janë realizuar krejt rastësish nga një adoleshent, i cili kishte lëshuar dronin për të shijuar spektaklin e surfistëve.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në gjirin Plettenberg në Afrikën e Jugut. Peshkaqeni u evidentua nga njëri prej surfistëve, i cili e pa atë fare pranë këmbëve të mikut të tij. Ndërkohë raportohet se burrat kanë kërkuar ndihmë nga institucionet për të kontrolluar zonën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu