Qindra elefantë kanë ngordhur në mënyrë misterioze në Botsvana të Afrikës së Jugut. Më shumë se 350 kufoma elefantësh janë fotografuar nga ajri të shpërndarë nëpër Delta Okavango dhe pjesët e tjera në veri të vendit. Sipas burimeve lokale, shkak për ngordhjen masive të elefantëve është mungesa e ujit dhe temperaturat tepër të larta që kanë mbizotëruar rajonin afrikan.
“Kjo humbje masive në këtë nivel nuk është parë për vite me rrallë. Thatësira besohet se është shkaku kryesorë por ende nuk janë verifikuar shkaqet e sakta”, shkruhej në një artikull të The Guardian.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Drejtori i Departamentit të Kafshëve të Egra në Bostavana, Cryil Taolo, i cili tha: “Ne jemi të vetëdijshëm që elefantët po ngordhin në masë. Por ne po bëjmë çfarë kemi në dorë për të dalë nga ky moment”.
Burimi: top-channel.tv