Forcat zjarrfikëse në protestë para parlamentit: Nuk na paguhen orët e natës, s’kemi as pushime f…

0
Forcat zjarrfikëse në protestë para parlamentit: Nuk na paguhen orët e natës, s’kemi as pushime f…
Gjigandi

Forcat zjarrfikëse kanë protestuar ditën e sotme para parlamentit pasi thonë se orët e punës gjatë natës nuk u paguhen.

Ylli Hoxha kryetar sindikatës së zjarrfikëses në Elbasan tha se nuk marrin as pushime festash por vetëm rrogën fikse për ditë pune.

“Protestojmë për të drejtat tona, për orët e natës. Nga ministria u krijua një grup pune për ngritje rroge. Kërkojmë të drejtat tona. kërkojmë që të zbatohet ligji.

Na takojnë orët e natës, vështirësia, orët shtesë. Na janë hequr orët e natës, nuk i marrim fare. Nuk marrim as pushime festash, apo të paguajmë. Këtë nuk na e paguajmë. 490 mijë leke marrin

“, tha Ylli Hoxha.

RonaTyra

Njëri prej tyre tha se puna e tyre funksion në bazë të gradave gjë që i është mohuar për shkak të daljes së VKM. “Shërbimi zjarrfikëse është me gradë. Më thonë ju nuk kishte dalë VKM dhe ti nuk ke gradë”, deklaroi ai.

Ndërkohë disa pjesëmarrës në protestë deklaruan se janë kërcënuar në rast se do dilnin në protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu