Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo uroi festën e 8 Marsit, ndërsa bashkëngjiti edhe një video nga takimi me nënën e saj gjatës kohës kur aktorja ishte brenda shtëpisë së famshme.
“Forca e pashtershme e natyrës quhet grua”, urime 8 Marsi”, ka shkruar Arjola në njërin nga postimet.
Foto: Arjola Demiri/Instagram
Ndërkohë, aktorja nga Tropoja iu është rikthyer angazhimeve të saj profesionale pas përfundimit të rrugëtimit në BB VIP.
Foto: Arjola Demiri/InstaStory
Ditë më parë ajo mori pjesë në emision “Portokalli”, ku ajo është e angazhuar në rolin e aktores, teksa u mirëprit nga fansat e saj.
Ndryshe, Arjola e eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP një javë para finales, ndërsa nga produksioni ajo u shpërblye me një apartament në Tiranë.
/abc24.al/
Foto: Arjola Demiri/InstaStory