“Foo Fighters” anulon të gjitha datat e turneut pas vdekjes së Taylor Hawkins

0
“Foo Fighters” anulon të gjitha datat e turneut pas vdekjes së Taylor Hawkins
Gjigandi

“Foo Fighters” anulojnë datat e ardhshme të turneut pas vdekjes së bateristit Taylor Hawkins

Grupi muzikor, “Foo Fighters” kanë njoftuar se po anulojnë performancat e tyre të ardhshme në turne, pas vdekjes së bateristit Taylor Hawkins.

“Me pikëllim të madh Foo Fighters konfirmon anulimin e të gjitha datave të turneut të ardhshëm pas humbjes tronditëse të vëllait tonë Taylor Hawkins”, tha grupi në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Na vjen keq dhe ndajmë zhgënjimin që ne nuk do ta shohim njëri-tjetrin siç ishte planifikuar. Në vend të kësaj, le ta kalojmë këtë kohë për të pikëlluar, për t’u shëruar, për t’i tërhequr njerëzit tanë të dashur afër dhe për të vlerësuar të gjithë muzikën dhe kujtimet që kemi bërë së bashku. Me dashuri, Foo Fighters”, thuhet tutje në deklaratën e tyre.

Vdekja e Hawkins u njoftua të premten e kaluar (26 mars), disa orë përpara se grupi të jepte një koncert në Bogota të Kolumbisë.

Foto: Getty

Grupi gjithashtu ishte planifikuar të performonte në ndarjen e çmimeve “Grammy” më 3 prill dhe koncerte në vende të ndryshme të botës gjatë verës

Taylor lindi në vitin 1972 në Fort Worth të Teksasit dhe ishte rritur në Laguna Beach të Kalifornisë. Ai ka lënë pas bashkëshorten Alison dhe tre fëmijët e tyre.

Sipas autoriteteve, Hawkinsit iu gjetën 10 substanca të ndryshme të lëndëve narkotike në trup pas vdekjes duke përfshirë marihuanë, ilaçe kundër depresionit. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu