E akuzojnë për ‘photoshop’, reagon ashpër Big Mama: Nuk e di as pse merrem me ju, kur ju aq kuptoni

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, së fundmi publikoi një fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo u fotografua sipër një ulëse me një nga fustanet e dyqanit të saj, me një hapje te pjesa e këmbës.

Teksa vinte në pah vetëm njërën këmbë, poza në fjalë bëri që këmba e saj tjetër të mos shihet, pasi ishte mbuluar nga fustani.

Kjo çoi fansat të dyshojnë që këngëtarja ka përdorur ‘photoshop’ në këtë fotografi, duke bërë që këmba e saj të “zhduket”.

RonaTyra

Por një gjë të tillë e mohon vet Big Mama, e cila në një reagim të bërë në InstaStory, duke shkruar se nuk është aq naive sa të “zhdukë” këmbën e saj në fotografi.

“Ja ku e kam këmbën po nga fustani nuk më duket, shyqyr Zotit nuk jemi aq debila sa ju të bëjmë asi kiksa me zhdukë këmbën me photoshop. Nuk di pse merrem. Me ju t’ju jap sqarime kur truri juaj aq kupton”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Big Mama përndryshe përveç gazetarisë dhe muzikës, kohëve të fundit ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu