Fonseca: Roma i bëri dhuratë Milanit

0
Gjigandi

Trajneri i Romës nuk është mjaftueshëm i bindur nga paraqitja e mbrëmshme e Milan.

Paulo Fonseca, njeriu në krye të stolit të Romës, nuk ndihet sikur Milan ishin më të mirë sesa skuadra e tij.

Fonseca beson se skuadra e tij i bëri një fitore dhuratë skuadrës ‘Rosoneri’, duke aluduar kështu në paraqitje më të mirë, por me raste të lëshuara nga skuadra e tij.

“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, luajtëm ndeshje të balancuar dhe e administruam më mirë”, ka thënë Fonseca për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Rreth 10 minuta pas rifillimit, Milan bëri presing të lartë, por pa krijuar ndonjë mundësi reale. Ne iu falëm atyre ndeshjen me situatën e njëjtë që na gjeti duke pësuar ndaj Sampdorias”, ka shtuar trajneri i Romës.

RonaTyra

“Duhet të punojmë për të fituar ndeshjen e radhës, kjo është gjëja e rëndësishme tani. Është frustruese, pasi Milan pati vetëm gjuajtje nga larg”, ka thënë mes tjerash Fonseca.

Milan mposhti mbrëmë Romën me rezultatin 2:0 dhe pas asaj ndeshje, Roma qëndron me 48 pikë në pozitën e pestë, kurse Milan me 42 pikë mban pozitën e shtatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu