Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka mohuar zërat që thonë se ai është infektuar me koronavirus.
Ishte ish-futbollisti italian, Massimo Brambati, i cili tha se portieri shqiptar nuk është dëmtuar, por ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sidoqoftë, Strakosha ka thënë se avokati i tij do të merret me këtë.
“Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjë tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht”, u shpreh Strakosha për “Super Sport”.