Flet e fejuara e futbollistit

0
Gjigandi

“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.” Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit argjentinas, foli për çështjen Coronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dje pretendoi se lojtari ishte pozitiv pas provës së katërt.

“Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo,” – tha Oriana Sabatini në mikrofonat e transmetuesit argjentinas Canal 9. – “Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”.

Sa i përket gjendjes së saj, e dashura e “yllit” argjentinas shpjegoi:

“Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu