Skuadra e Flamurtarit nga Prishtina arkëton tri pikë të mëdha që nuk maten as me ari, për faktin se e sigurojnë edhe mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.
Djelmoshat e trajnerit Sunaj Keçi shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Feronikelit nga Drenasi, në takimin e javës së 31-të.
Në minutën e 42-të, Bashkim Shala shënon për fitoren e madhe të Flamurtarit.
Pas javës së 31-të Flamurtari është në vend të shtatë me 43 pikë dhe një pikë me pak se Feronikeli që gjendet dy pozita më lartë.