Flamurtari konfirmon lëndimin

0
Gjigandi

Ka përfunduar edicioni i Ipko Superligës për mesfushorin ofanziv të Flamurtarit të Prishtinës, Bashkim Shala. Ky i fundit ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit, takim ky i fituar nga ‘kuqezit’ me rezultatin 1:0, me golin e shënuar pikërisht nga Shala, katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Vushtrriasi, lëndimin e ka konfirmuar për Olle, duke treguar se nuk ka të bëjë me diçka serioze, por që i është rekomanduar të pauzon për dy javë.

“Po jam lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit, duel ky që e fituam dhe që ishte i rëndësishëm për ne. Kam zgjatje muskulore prapa, dhe me duhet të pushojë për dy javë, gjë që më humbet dy ndeshjet e fundit të kampionatit me Flamurtarin”, tha fillimisht Shala.

‘Bomberi’ i Flamurtarit që këtë edicion ka shpërthyer me golat e tij, gola që mund të jenë të mbijetesës për skuadrën prishtinase, tutje ka folur edhe për formën e mirë që po kalon te ky ekip.

Ai tha se ambienti i krijuar te Flamurtari ka bërë që të vjen deri te forma që aktualisht gëzonte.

RonaTyra

“Për formën e mirë që kam mund të them që kjo ka ardhur prej nënshkrimit te Flamurtari, pasi që mendoj se pritja e mirë që më rezervuan si stafi, lojtarët por edhe kryesia e klubit, më mundësojë adoptim më të lehtë këtu, por edhe puna e madhe e imja gjatë përgatitjeve dhe gjatë kohës së pandemisë tashmë po jep frytet e saj”, shoti tutje mesfushori Shala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu