Flakët ‘përpijnë’ Dropullin, bashkia kërkon ndihmë: E pamundur të ndërhyjmë, na sillni helikopter

0
Gjigandi

Zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe në lartësitë e fshatit Goranxi, në Bashkinë Dropull.

Mendohet se zjarri është shkaktuar nga disa barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Mësohet se deri tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota, ndërkohë burime për median bëjnë me dije se zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha.

Në vendngjarje janë 40 forca zjarrfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.

Shefi i zjarrfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Libohovës dhe Gjirokastrës.

RonaTyra

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu