Kokaina e gjetur në Portin e Durrësit/ SPAK liron 11 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes, inxhinieri rus bie në pranga

0
Gjigandi

Tre muaj më parë në një kontejner që vinte nga Kolumbia u zbulua një ngarkesë me 59-kg kokainë. Në atë kohë u ndaluan 11 pjesëtarëve të ekuipazhit. Ndërkohë SPAK ka liruar të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit dhe hoqi sekuestron mbi mjetin lundrues.

Ndërsa, në pranga përfundoi pjesëtari i 12 i ekuipazhit të anijes, shtetasi rus Grigory Gorbunov, inxhinier i dytë në anije, pasi në celularin e tij gjatë këqyrjes nga SPAK u zbuluan materiale pornografike me të mitur.

Për faktin se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar këtë vepër penale, dosja për 42-vjecarin iu dërgua prokurorisë së Durrësit, ndërsa për arrestimin e tij u njoftua ambasada ruse në Tiranë. Ekuipazhi i anijes nuk u lejua të dilte nga mjeti lundrues, pasi SPAK iu bllokoi atyre pasaportat, nën dyshimet se mund të ishin të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa mjeti lundrues u sekuestrua.

Vendimi për t’u kthyer pasaportat 11 shtetasve rus, ukrainas dhe Filipinas, erdhi pasi SPAK përfundoi këqyrjen e telefonave celular të tyre ku nuk gjeti kontakte të tjerë apo të dhëna që i implikonin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Pak ditë më parë, i gjithë ekuipazhi dhe përfaqësuesit e shoqërisë që ka në pronësi anijen Unistream, mbërritën në Gjykatën e Posaçme, pasi kërkonin kthimin e pasaportave dhe lirimin e mjetit.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve dhe pas ndërhyrjes së policisë në dy çanta të vendosura brenda qymyrit u sekuestruar një sasi prej 59 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Prokuroria po vijon hetimet për rastin dhe do ti drejtohet më letërporosi autoriteteve të Brazilit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu