Ajo tashmë ka treguar se është zhvendosur përfundimisht për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur të skenës, Flaka Krelani, e cila duket se po kalon një kohë të mrekullueshme dhe se është mësuar me ambientet e gjërat e përditshme.
Artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja, me të cilat ka marrë vëmendje për ndryshimin drastik.
Flaka Krelani (Foto: Instagram)
Autorja e këngës “Am I Good Man” është transformuar nga zeshkane në flokëkuqe.
Krahas dukjes, 32-vjeçarka është shfaqur në një kostum të bardhë të hapur nga pjesa e gjoksit.
Flaka Krelani (Foto: Instagram)
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në postim rreth pamjes së re, ndonëse prej vitesh i ka qëndruar besnike stilit të saj.
Flaka këto kohë duhet theksuar se ka qenë më pasive në muzikë.
/abc24.al/