Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u raportua se ditën e sotme (e mërkurë) është arrestuar në Prishtinë.
abc24.al lidhur me këtë ka kontaktuar me avokatin e saj, Fanol Krasniqin, i cili thotë se ishtë ndalur nga një patrullë për kontrolle ditore, e që më pas u shoqërua për në stacionin policor.
Ai tha se u shoqërua për shkak se figuron që ishte ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por që u lirua menjëherë.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
“Fjolla Morina është ndalur sot nga një patrullë, kontrolle ditore që e kanë shoqëruar në Polici për shkak që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por pas verifikimit të të dhënave ajo është liruar menjëherë”, tha Krasniqi.
“Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestuar”, tha më tej ai.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Kujtojmë që Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, marrë parasysh që mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
E njëjta u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
/abc24.al/
Fjolla Morina (Foto: Instagram)