Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të jetë një nga yjet e showbizit më të komentuar në rrjete sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron 425 mijë ndjekës, ndërkohë që shpesh sjell imazhe e video të ndryshme.
Artistja kësaj radhe ka shpërndarë disa poza të reja, me anë të të cilave tregon se është kthyer në stil të vjetër.
Krijuesja e hitit “Queen” njofton se është bërë sërish bionde me flokë të gjata, në një paraqitje të fundit të bërë në Instagram.
Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta për dukjen e re, që e ka bërë edhe më të veçantë.
Fjolla përndryshe këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika, duke u fokusuar në biznesin e ri si sipërmarrëse.
Morina në këtë periudhë u përfol edhe për ndarjen nga biznesmeni Fisnik Syla.
/abc24.al/