Fjolla Morina iu drejtohet grave për 8 Mars: Gjallëroni, vishuni dhe rregullohuni – një burrë tra…

0
Fjolla Morina iu drejtohet grave për 8 Mars: Gjallëroni, vishuni dhe rregullohuni – një burrë tra…
Gjigandi

Këngëtarja Fjolla Morina pati një urim interesant për të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

Ajo vendosi të publikojë një status në rrjetin social Facebook, duke uruar të gjitha femrat për këtë festë, teksa pati një mesazh të veçantë për to.

“Urime 8 Marsi gra, gjallëroni, vishuni e ndrequni, një burrë tradhtar nuk iu duhet asgjë”, shkroi Morina në profilin e saj në Facebook.

Nuk dihet ky status ishte një mesazh i koduar për dikë në veçanti, pasi tash e pak kohë këngëtarja e hitit “Fb” është beqare.

RonaTyra

Rreth një vit më parë ajo kishte kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin Fisnik Syla, por më pas i ndanë rrugët.

Foto: Arkiv

Ka qenë vet Syla ai i cili së fundmi konfirmoi faktin që është ndarë nga Fjolla dhe është tashmë zyrtarisht beqar.

Fjolla në anën tjetër ka bërë të ditur se vazhdon të jetë e përkushtuar në jetën e saj private si nënë e dy vajzave, gjersa përveç muzikës është aktiv edhe në biznes.

/abc24.al/

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu