Achraf Hakimi ka nënshkruar me Interin sipas asaj që bën me dije gazetari Gianluca Di Marzio. Ky i fundit ka bërë me dije se ish-lojtari i Dortmundit u bind nga zikaltrit dhe tani ka hedhur firmën në kontratën e re.
Marokeni ka firmosur deri në vitin 2025 me skuadrën italiane. Ai la ekipin e Real Madridit, pasi skuadra spanjolle nuk e riktheu në Bernabeu pas huazimit në Gjermani. Hakimi u sakrifikua nga trajneri Zinedine Zidane për të konfirmuar Carvajalin.
I riu nuk pranonte stolin dhe kjo është arsyeja se pse vendosi të ndahej përfundimisht nga Reali për të kaluar tek Interi. Trajneri Antonio Conte e sheh si përfekt për skemat e tij, prandaj do e vendosë në qendër të projektit.
C’è la firma sul contratto: @AchrafHakimi all’@Inter fino al 2025 #calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 30, 2020