Një nga zbulimet e kampionatit dhe e Hellas Veronës: Marash Kumbulla ka rënë menjëherë në sy që në sezonin e tij të parë në Serinë A. Mbrojtës me fizik të mirë dhe aftësi të mira në markim dhe teknikë mjaft të mirë, i vitlindjes 2000 ka përfunduar në syrin e Fiorentinës. Lajmin e raporton “fiorentinaneës.it”, që shkruan se drejtori Daniele Prade po e ndjek me vëmendje dhe se do të kërkojë ta rrëmbejë që në merkaton e janarit. Karakteristikat e Kumbullës lejojnë një mbrojtje të kalojë nga sistemi me 4 mbrojtës ne atë me 3. Vlera aktuale e djaloshit rrotullohet te 5 milionë eurot, por në verë shifra e tij mund të rritet edhe më. Ndaj Fiorentina po mendon që në dimër të lëshojë sulmin vendimtar dhe të rrëmbejë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.