Kanë filluar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Në Skenderaj, Drenica pret skuadrën e Prishtinës, nga e cila është mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.
Ndërsa më interesant pritet të jetë në Drenas, aty ku skuadra e Feronikelit do të luajë kundër Ballkanit.
Ndeshja e parë e luajtur në Suharekë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola 0:0.