Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka pak kohë që ka nisur një romancë të re dashurie.
Ajo tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, i njohur për publikun si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.
Artistja së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagram, përmes të cilit ka dhënë përgjigje në disa pyetje të parashtruara nga ndjekësit.
Fifi (Foto: Instagram)
“Ku je njohur për herë të parë me Adisin?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruar nga një ndjekëse.
“Shumë pak ditë pasi kam dalur nga Big Brother VIP”, u shpreh Filloreta Raçi (emri i vërtetë).
Gjatë qëndrimit në shtëpi, 27-vjeçarja shprehu një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana.
Marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë në momentin që banori tha se e sheh vetëm si shoqe, por jo më shumë.
/abc24.al/