Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar këtë fundjavë në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku sigurisht në fokus kanë qenë edhe bisedat rreth pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP.
Ndër të tjerash, interpretuesja e hitit “Diell” ka rrëfyer edhe njohjen e saj me të dashurin aktual, Adis Patushi, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i modeles së njohur, Adrola Dushi.
Foto: Adis Patushi/Instagram
Këngëtarja me origjinë nga Ferizaj tregoi se me Adisin u njoh përmes mikut të saj, Kledi Bahitit, dhe pas disa takimesh verbale mes miqsh, ajo vendosi që t’i shkruante e para dhe po atë ditë edhe i dhuroi puthjen e parë.
“Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërru në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Unë nuk kam unazë, kur ta kem, blihen këpucët. Jena taku dy tre her pasi kam dalë nga BB. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përball meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vet, jam dashi thash. Më ka ardh më ka taku. Atë dit e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha Fifi në “Më lër të flas”.
Foto: Adis Patushi/Instagram
Fifi përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit me titull “Pikturë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Gent Fatalin.
/abc24.al/