Covid-19 mund të sjell një ndryshim të madh në mënyrën e të luajturit futboll për pjesën e mbetur të këtij sezoni por mund të ketë një efekt të zgjatur në kohë, për sa kohë ende nuk ka një vaksinë.
FIFA është duke vlerësuar të gjithë skenarë dhe po përgatit një dokument me disa ndryshime për të shtuar më shumë sigurinë në fushën e lojës por dhe gjatë stërvitjeve.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, FIFA është shprehur pro rritjes së numrit të zëvendësimeve gjatë një ndeshje, mund të lejoj të kryhen 5 zëvendësime, në mënyrë që lojtarët të mos ngarkohen shumë fizikisht pas një pauze të gjatë pa aktivitet, çka mund të sjell më shumë dëmtime.
Nga ana tjetër, burime për të përditshmen spanjolle, bëjnë me dije se FIFA nuk e merr fare në konsideratë propozimin e sindikatës së futbollistëve në Angli për të shkurtuar minutazhin e ndeshjeve.
Një ndeshje futbolli do të vijoj të jetë 90 minuta, e ndarë në dy pjesë, në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim.