Fier/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet pronari

0
18
Gjigandi

Një bombol ka shpërthyer në banesën e një çifti të moshuarish këtë pasdite në Fier.

Shtëpia e bashkëshortëve ndodhet në katin e dytë të një pallati në lagjen “29 Nëntori”. Gjatë shpërthimit të dy kanë qenë në shtëpi. Raportohet se burri e ka marrë bombolën në përpjekje për ta larguar nga dhoma ku qëndronin dhe për pasojë ka marrë lëndime të lehta në duar.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu