Festa e titullit, Milani provokon keq zikaltrit: Kupën futeni në b*thë.

0
Festa e titullit, Milani provokon keq zikaltrit: Kupën futeni në b*thë.
Gjigandi

Polemika e parë pas festimeve të titullit në Milano, me një shije antike. Në autobusin e zbuluar të kuqezinjve, që festonin rreth Milanos për trengjyrëshin, u shfaq një pankartë tallëse.

Në të shkruhej “Kupën e Italisë futeni në by.”, ajo mbahej në duar nga lojtarët e “Djallit”, duke iu referuar trofeut të fituar nga Interi, i cili në kampionat doli i dyti pas tyre.

Në këtë mënyrë u riciklua një banderolë e famshme e së shkuarës, kur Milani fitoi Champions League dhe Interi titullin. Precedenti daton në vitin 2007, kur Milani u ngjit në fronin e Evropës, duke mposhtur Liverpool-in në finalen e Athinës.

Asokohe, gjatë festimeve të kuqezinjve, një pankartë e marrë nga tifozët dhe më pas e mbajtur nga Massimo Ambrosini u shfaq në autobusin e Milanit, duke iu referuar trengjyrëshit që Interi kishte fituar atë vit, në sezonin e parë pas “Calciopoli”.

Ky veprim u pasua reagimin e Marco Materazzin dhe polemika të shumta. Këtë herë banderola, ndoshta e mbërritur nga tifozët, kaloi nëpër disa duar në autobusin e hapur të Milanit, në atë paradë triumfale nëpër rrugët e qytetit.

RonaTyra

Në imazhet e para nga festa e titullit, për ta mbajtur atë pankartë kanë menduar Mike Maignan dhe Rade Krunic, pastaj Olivier Giroud dhe Ante Rebic, përpara se të hiqej nga automjeti që sapo ishte nisur nga “Casa Milan” në Portello.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu