Ferizaj shpreson në riorganizim

0
Gjigandi

Ferizaj tashmë është një nga tri skuadrat që veçse ka rënë një kategori më poshtë në futbollin tonë.

Por, kjo skuadër në postimin e fundit të bërë në faqen zyrtare, premtojnë ri-organizim.

“Përshëndetje tifozë të dashur.

Të dielën skuadra jonë zhvillon ndeshjen e fundit në Ipko Superligën e Kosovës, ku e pret KF Feronikelin në ndeshjen e fundit për klubin tonë në Superligë, pasi që edhe zyrtarisht jemi antarë të ligës së parë!

Klubi ynë shpreson në një ri-organizim më të mirë, që të kemi një skuadër stabile dhe të rikthehemi në Superligë pasi qyteti i Ferizajt nuk e meriton këtë gjendje.

RonaTyra

Ne si klub ju falenderojmë të gjithë ju qytetar, tifogrupin Ujqit për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë gjatë këtij sezoni”, shkruan në faqen e klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu