Sulmues i njohur shqiptar, Fatos Beqiraj nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës polake Wisla Krakow.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me klubin e njohur polak.
Lajmin e ka dhënë vetë Beçiraj përmes një postimi në “Facebook” ku ka njoftuar për aventurën e re, ndërsa edhe klubi me një video ka njoftuar për marrëveshjen.
“Zyrtare: Sot zyrtarisht pjesë e klubit polak , Wisla Krakow”, ka shkruar Beqiraj.
Sulmuesi pejan së fundmi ishte te skuadra izraelite Maccabi Netanya, derisa më herët ka luajtur edhe në kampionatin e Kosovës, Malit të ZI, Kroacisë, Bjellorusisë, Kinës dhe Rusisë.
Beqiraj është edhe futbollist i Përfaqësueses së Malit të Zi ku edhe e mban shiritin e kapitenit.