Faruk Ozer u la në burg, avokatja: Akuzat janë të rreme, do ndaloj ekstradimin e tij

0
Gjigandi

Turku Faruk Fatih Ozer i akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.

Lidhur me rastin ka reaguar avokatja e Ozerit e cila tha se akuzat ndaj klientit të saj janë të rreme.

Sakaq shtoi se do bëjë gjithçka që të ndalojë ekstradimin e tij në Turqi.

“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike.  Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu