Fansat e Johnny Depp nuk janë të kënaqur me dëshminë e Amber Heard dhe qëkur aktorja u deklarua lidhur me akuzat për shpifje, rrjetet sociale janë vërshuar me akuza se ajo po “derdh lot të rrejshëm” në gjykatë.
Gjatë dëshmisë dyditore, 36-vjeçarja akuzoi ish-bashkëshortin për abuzim fizik dhe seksual. Ylli i “Aquaman” ishte shpesh emocionuese kur u përgjigjej pyetjeve në lidhje me martesën e saj të trazuar me hamshorin hollivudian.
Pas deklaratës së saj, në Twitter u lansua hashtagu “I qëndroj pranë Amber Heard” duket se shumëkush e ka besuar atë që po thoshte aktorja.
This is the most accurate meme for Amber Heard 🤥🤥🤡🤡#AmberHeardIsAPsycopath pic.twitter.com/40BobeCnc8
– Xay ♋️🇺🇸 (@realXanderXjork) May 7, 2022
Megjithatë, mbështetësit e Depp nuk ishin aq të bindur nga dëshmia e saj, pas të cilës nisën të shkruanin në Twitter dhe TikTok.
“Amber Heard është aktorja më e keqe ndonjëherë. Kjo performancë e rreme jokoherente është e sëmurë.”; “Po interpreton shfaqjen e jetës së saj” – janë disa nga komentet, derisa në TikTok janë shpërndarë video me hashtagun “Drejtësi për Johnnyn”, teksa në Twitter është edhe hashtagu “Amber Heard është psikopate”.
Y’all I had to 🤣😂☠️☠️☠️😷 #amberheardisapsychopath #AmberHeardIsAPsycopath #JohnnyDepp #JusticeForJohnny pic.twitter.com/YdelbwDLdF
– Desiree Jackson (@DesiDaBoss) May 7, 2022
Ylli i “Pirates of the Caribbean” e ka paditur ish-gruan dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh për një artikull të vitit 2018 të botuar në Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si “një figurë publike që përfaqëson dhunën në familje”.
Hmmm these spot the difference games are getting too hard 😅
Same energy tho #AmberHeardIsAPsycopath pic.twitter.com/FK19q6czQW
– Bronsen (@BronnyBoi1352) May 7, 2022
Megjithëse Amber nuk e përmendi emrin e Depp kur fliste si viktimë e dhunës, ndikimi negativ në karrierën e aktorit ishte shumë i madh. Nga njëri prej aktorëve më të paguar në botë, ai tashmë nuk po arrin të fitojë role filmike.
Në anë tjetër, Heard ka ngritur kundërpadi prej 100 milionë dollarësh, duke akuzuar Depp dhe ish-avokatin e tij për komplot për ta rrënuar. /
abc24.al
/