Ikona franceze, Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes

0
Ikona franceze, Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes
Gjigandi

E ftuar në emisionin “Sept a Huit”, aktorja franceze dhe ish-fytyra reklamuese e Chanel, Carole Bouquet, ka folur për kirurgjinë estetike dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar këngëtaren Madonna.

“Kur i shoh njerëzit që iu janë nënshtruar procedurave estetike dhe kur këto ndërhyrje vihen re pak te personi, gjithmonë mendoj – ‘ndoshta’. Por, problemi është se gjithmonë bie në sy dhe nuk mund të mos e vini re. Prandaj – asgjë nga kjo”, ka thënë 64-vjeçarja.

Në vijim të bisedës, Bouquet përdori shembullin e korrigjimeve estetike të Madonnas për t’i mbështetur fjalët e saj me dëshmi.

Madonna(Foto: RadarOnline)

RonaTyra

“Më falni, por i pashë fotografitë e Madonnas dhe më zuri paniku, më trembi. Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes? Nuk është ajo. Është dikush tjetër”.

“Për femrat nuk është e lehtë të përballen me plakjen, por është pjesë e jetës” – është shprehur tutje Carole – duke shtuar se ajo personalisht nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet një operacioni estetik për – siç thotë – “ta kthyer kohën pas”.

Carole Bouquet (Foto: MoviePilot)

Carole Bouquet ka luajtur në më shumë se 40 filma dhe do të mbetet më e njohur për rolin e saj si e dashura e James Bondit në filmin e vitit 1981, “For Your Eyes Only”, me Roger Moore në rolin e agjentit sekret.

Përveç rolit të përmendur, ajo fitoi zemrat e publikut ndërkombëtar me rolin e saj në dramën-komedi të suksesshme “Trop belle pour toi” (1989), me të cilën fitoi çmimin Cesar për aktoren më të mirë. /

abc24.al

/

(Foto: Instagram/madonna)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu