Familjarët dhe miqtë e Will Smith thonë se aktori duhet të marrë terapi, të largohet për një kohë…

0
Familjarët dhe miqtë e Will Smith thonë se aktori duhet të marrë terapi, të largohet për një kohë…
Gjigandi

Familjarët dhe miqtë e Will Smith po përpiqen të jenë sa më pranë aktorit pas skandalit të ndodhur të dielën e kaluar në “Oscars 2022”.

Ndërkohë që ylli i “King Richard” ka qenë shumë i përfolur në Hollywood dhe më gjerë, ai po merr një mbështetje të madhe nga miqtë.

Pavarësisht “sikletit” të tyre për situatën, miqtë e Smith i kanë “dërguar mesazhe private dhe janë përpjekur të jenë aty për të”, zbuloi një burim për

Entertainment Tonight.

RonaTyra

Will Smith dhe Jada (Foto: AP)

Burimi vazhdoi të thoshte se shuplaka e Smithit ndaj Rockut tregoi se “ka shumë zemërim të brendshëm te Will”.

“Incidenti i tij në Oscars është vetëm një nga ato që doli”, vazhdoi burimi.

Burimi më tej shtoi se të afërmit e tij mendojnë se “ai duhet të marrë një pushim nga aktrimi, të shkojë në terapi dhe të zgjidhë problemet”.

Will Smith dhe Jada (Foto: Film Magic)

Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi një proces disiplinor filloi javën e kaluar.

Në një deklaratë të publikuar të premten pasdite, 53-vjeçari tha se “do të pranojë plotësisht çdo pasojë për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”.

/abc24.al/

Familja e Will Smith (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu