Faleminderit që i mbani dyert hapur për ne/ Përfaqësuesi i Bosnjë Hercegovinës: Do të bëjmë gjithçka që kamionët të mos bllokohen në kufij

0
Gjigandi

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Zoran Tageltija, në fjalën e tij në samitin në Ohër ka falenderuar publikisht nismëtarët e Ballkanit të Hapur.

Gjatë fjalimit të tij Tageltija u shpreh se Bosnja do të bëjë të mudur që asnjë kamion të jetë i bllokuar në pikat kufitare.

“Falënderoj zyrtarët që sot kanë marrë një vendim sot për Ballkanin e Hapur. Te ne ende nuk është bërë asnjë marrëveshje. Do bëjmë gjithçka që është e mundur që kamionët mos të qëndrojnë të bllokuar në Bosnjë Hercegovinë. Nëse kjo ndodh në një të ardhme, atëherë ne jemi fajtorë. Faleminderit që i mbani dyert të hapura për ne, që nuk vendosni kushte”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu