“Fake News” i mbetjeve, Balla: Luli Basha të kërkojë falje

0
Gjigandi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’u kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteinerët me mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.

Balla ka publikuar në rrjetin e tij social një video të vitit 2017 ku nga çadra e ngritur në boulevard para kryeministrisë Lulzim Basha akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenier me mbetje të rrezikshme.
“Luli Basha duhet t’i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri. Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!”, shkruan Taulant Balla.
Kujtojmë se anti mafia italiane ka arrestuar para pak ditësh ish-senatorin italian Sergio de Gregorio pronarin një portali italian “Pianeta Italia News” që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa duke arrestuar tetë persona. Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta, Ilir Kulla “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit” të Ilir Metës deklaron anti-mafia italiane.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu