Trajneri Louis van Gaal e fajësoi drejtorin ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodwardin, për shkarkimin e tij nga klubi në vitin 2016, duke e përshkruar atë si “gjeniun e ligë” që ia solli shkarkimin.
Strategu holandez e zëvendësoi David Moyesin në Old Trafford në vitin 2014, mirëpo ai e mbajti atë pozitë vetëm për dy vjet, përkundër që arriti ta fitojë titullin e FA Cup në ndeshjen e tij të fundit në atë post.
Pasi e kishte zënë vendin e katërt në sezonin e tij të parë në Premierligë me Djajtë e Kuq, Van Gaal më pas e përjetoi një rënie në vendin e pestë në sezonin vijues, përderisa nuk arriti t’i bindë drejtuesit se ai mund ta përmirësojë klubin në sezonin e ardhshëm.
Jose Mourinho u emërua si zëvendësuesi i Van Gaalit vetëm pak ditë pas shkarkimit të tij dhe holandezi tani e ka theksuar se ai e fajëson Woodwardin për shkarkimin e tij e jo portugezin.
“Unë e fajësoj Ed Woodwardin, drejtorin tim ekzekutiv në Manchester United. Sipas pikëpamjes time, Woodwardi është gjeniu i lirë”, ka thënë Van Gaal.
Që kur u largua nga Old Traffordi, Van Gaal i rezistoi tundimin për t’u kthyer edhe një herë si trajner, përderisa e konfirmoi pensionimin e tij në fillim të vitit 2019.